Telegrafi

Alergjia mund të kurohet edhe me ujë

Është zbuluar që uji mund të jetë një aleat i vlefshëm kundër alergjive dhe sëmundjeve të smogut. Për të parandaluar rrufat, teshtitjet, lotët e bezdisshëm, por edhe dëmet e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e qyteteve të mëdha ose nga tymi i cigares, kurat termale me bazë ujin sulfurik po tregojnë që janë një ilaç efikas.

“Janë gjithmonë e më të shumta studimet shkencore, që tregojnë sesi ujërat sulfurikë janë idealë për parandalimin e alergjive nga pjalmet e luleve dhe nga ato të pluhurave. Aktiviteti i squfurit, nën formën e hidrogjenit sulfurat, nxit në fakt proceset e mbrojtjes imunitare, bromi ushtron një veprim qetësues, jodi kundër tharjes dhe kloruri i sodiumit kundër infeksionit dhe rigjenerimit të mukozave. /Telegrafi/