I dërguari i lartë i OKB-së ka paralajmëruar se qyteti sirian Aleppo, rrezikon të bëhet “një varrezë gjigante” pas avantazhit të qeverisë në zonat e mbajtura nga rebelët.
Stephen O’Brien u dakordua me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur civilët “për hir të njerëzimit”.
Të paktën 34 persona humbën jetën në bombardimin e fundit të qeverisë dhe zonat e kontrolluara nga opozita, sipas raporteve, shkruan BBC.
Trupa dhe rezervistë kanë rimarrë më shumë se një të tretën e pjesës lindore të mbajtur nga rebelët e Aleppos që prej fundjavës.