Një qytet sirian, ka katër vite që ballafaqohet me një luftë të tmerrshme civile – me bombardime, shkatërrime dhe vrasje masive.
Dikur Aleppo ishte metropol i lulëzuar dhe destinacion turistik i njohur për arkitekturën mesjetare dhe historinë e pasur kulturore.
Një nga qytetet më të mëdha në Siri dhe nga më të vjetrat të banuara në botë, “Kryeqyteti i Kulturës Islame” i shpallur në vitin 2006, sot është qytet fantazmë. /Telegrafi/