Site icon Telegrafi

Alena i Barcës: Klubi pa më pyetur ia kishte premtuar numrin 21 De Jongut

Carles Alena ka folur për mediat spanjolle duke zbuluar një veprim të pa paralajmëruar të klubit të Barcelonës.

Frenkie de Jong u transferua gjatë verës te klubi katalunas duke braktisur radhët e skuadrës holandeze të Ajaxit.

Mesfushori me të arritur në Camp Nou ka marrë fanellën me numrin 21, i cili i takonte spanjollit Alena, i cili ka treguar se klubi nuk e kishte pyetur.

“Nuk u ndjeva mirë se bordi nuk më tha se i premtoi ’21’ De Jongit “, shpjegoi mesfushori katalunas gjatë përgatitjeve të ekipit në Kobe (Japoni).

Futbollisti këmbënguli se nuk kishte asnjë problem me De Jongun dhe se shkëmbimi i fanellës ishte një marrëveshje mes tyre.

“Transferimi i numrit të De Jong ishte diçka mes meje dhe tij. Ai më pyeti dhe ia dhashë atij sepse ishte i lidhur me këtë numër”, pohoi ai.

Ndryshe, Alena dhe De Jong do të mundohen që të zënë vend në formacionin startues të kampionit spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version