Site icon Telegrafi

Alen Halilovic do të nënshkruajë për klubin e 12 në karrierë – i vetmi i huaj në skuadër

Alen Halilovic, dikur shpresa e madhe e futbollit kroat, ka mbetur pa klub që nga janari kur u largua nga Rijeka. Menjëherë pas largimit nga klubi, ai ishte gati të nënshkruante kontratë me Arisin grek, por mediat greke bënë të ditur se ai nuk kishte kaluar asnjë kontroll mjekësor. Lojtari pretendoi se grekët u përpoqën ta mashtronin dhe marrëveshja nuk ndodhi.

Tani, Transfermarkt raporton se ish-futbollisti i Milanit ka gjetur një klub të ri, i cili do të jetë i 12-ti i tij në një karrierë të pazakontë. Bëhet fjalë për divizionin e dytë spanjoll, CD Eldense.

Halilovic ende nuk e ka nënshkruar kontratën, por gjithçka është rënë dakord dhe pritet vetëm prezantimi zyrtar.

Lexo po ashtu Nga një lojtar që e kishte futbollin 'në duart' e tij, në një lojtar që ndërroi 10 klube brenda gjashtë vitesh: Halilovic rikthehet aty ku e filloi

Faqja e specializuar për statistika dhe transferime shkruan se 26-vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një sezon tjetër. Eldense fitoi një vend në ligën e dytë spanjolle sezonin e kaluar, skuadra vlen 3.45 milionë euro sipas Transfermarkt dhe Halilovic do të jetë lojtari i vetëm i huaj në ekip.

Ish-anëtari i Barcelonës luajti për Kroacinë kundër Portugalisë dhjetë vjet më parë dhe në moshën 16-vjeçare u bë anëtari më i ri në historinë e Kroacisë. Asokohe i parashikohej një karrierë e madhe dhe një vit më vonë u largua nga Dinamo në Barcelonë për pesë milionë euro.

Megjithatë, ai nuk u komponua te katalunasit. Ai më vonë luajti për Sporting Gijon, Las Palmas, Hamburg, Milan, Standard, Heerenveen, Birmingham dhe Reading. /Telegrafi/

Exit mobile version