“Maqedonia punëson” për momentin si projekt është aktiv në fazën e dyte, ndërsa sapo të formohet Qeveria sigurisht se do të përgatitet pjesë e re e këtij projekti si masë për të papunët, por edhe për punëdhënësit, u shpreh Sllobodanka Aleksovska nga Qendra për punësim në Shkup pranë Agjencisë për Punësim në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin masa “Maqedonia punëson 2″ është ajo që do të mund ta shfrytëzojnë edhe punëdhënësit edhe të papunët. Pritet që në vitin 2017 të sillet plan i ri operativ dhe për këtë arsye është e rëndësishme që sa më shpjetë të formohet Qeveria”, deklaroi Aleksovska.
Ajo gjithashtu tha se shtyerja e zgjidhjes së krizës dhe zgjatja e saj nuk lejon rritje ekonomike dhe është problematike për investimet dhe hapjet e reja të vendeve të punës./Telegrafi/