Arta Toçi e Aleancës për Shqiptarët do të jetë deputetja e re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ajo do të zë vendin e Vesel Memedit të RDK-së, dorëheqja e të cilit u konstatua sot në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Toçi në koalicionin e atëhershëm “Aleanca për Shqiptarët” në njësinë zgjedhore numër 6 ishte pas Vesel Memedit, ndërsa pjesë e koalicionit ishin LR-PDSH, RDK dhe Uniteti.
Toçi ka qenë në postin e zv.ministres së Punëve të Jashtme në periudhën prej formimit të Qeverisë së Zoran Zaevit deri në fund të muajit dhjetor 2017. Ajo u largua nga kjo pozitë pasi partia e saj LR-PDSH u largua nga pushteti.
Sot gjithashtu u konstatua që Aleksandra Cvetkovska do ta zë vendin e deputetit Goran Milevski, i cili ka marrë funksionin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale./Telegrafi/