Ai ka bërë për vete shumë fansa anembanë trojeve shqiptare me zërin unik.
Megjithëse ka vite që është prezent në estradën muzikore, Aleksandër Gjoka me xhelozi të madhe deri më tani ka fshehur jetën private.
Në fakt, ai është një ndër artistët e rrallë shqiptarë që ka arritur të bëhet i famshëm në saje të punës dhe jo gjërave të tjera.
Por, si kurrë më parë rokeri ka prezantuar familjen që jeton dhe vepron në shtetin italian gjersa ai në Tiranë.
Këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram shihet një grua dhe dy fëmijë.
“Familja ime”, ka shkruar përbri fotos këngëtari 59-vjeçar shqiptar që njihet për hite të shumta.
Ndryshe, këngëtari është duke vazhduar të mbajë koncerte në qytete të ndryshme shqiptare. /Telegrafi/