I pyetur për këtë koment, drejtori i përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj tha: "Dua t’i them Bolinos se në Tv Klan nuk po fërkojnë as duart dhe as ndonjë gjë tjetër në raport me këtë ngjarje. Sa i takon Sokol Ballës, Tv Klan ka mbyllur njëherë e përgjithmonë krahët dhe çdo mundësi bashkëpunimi me të, që nga koha kur ai u largua prej këtij televizioni shumë vite më parë", tha Frangaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, i pyetur gjithashtu se çfarë vendimi do të merrte nëse një rast i tillë do të kishte ndodhur në televizionin që ai drejton, tha se kompjuteri përdoret për pune e jo për akte virtuale.
"Këtu kompjuterët i përdorim për punë dhe jo për seks virtual. Në Klan, të paktën ata që janë në një moshë madhore besoj se pëlqejnë më shumë raportin fizik se sa të rënit me dorë. Por kjo është çështje private gjithsesi. Unë nuk do të largoja nga puna as Sokol Ballën dhe askënd tjetër për diçka të tillë. Përdorimi i një çështje të tillë për të bërë diversion si ky i Karlo Bolinos ndaj Tv Klan, në vend të respektojë këtë privaci, e rëndon edhe më shumë duke e bërë objekt të një debati publik", tha Frangaj. /Lapsi.al/Telegrafi/