Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.
Në videot e publikuara nga Top Channel, shihet një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët.
Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e tretë të Shengenit Ballkanik.
Për të parë videon klikoni KËTU