Site icon Telegrafi

Aleksandar Vasilevski “Ninxha” dorëzoi kërkesën për amnisti

I akuzuari Aleksandar Vasilevski “Ninxha” dorëzoi kërkesë për amnisti, këtë e konfirmoi për NOVA avokati i tij, Zvonko Davidoviq.

Në kërkesën e tij për amnisti, Vasilevski ka thënë se duhet të përfshihet në amnisti për shkak se nuk ka qenë organizator i hyrjes në Kuvend dhe se nuk ka pasur maskë dhe armë.

Gjyqtarja Kacarska, me mendim paraprak nga Prokuroria Publike do të duhet që në afat prej pesë ditësh të vendos nëse do të pranohet kërkesa e “Ninxhës” për t’u amnistuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot gjatë pasdites në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 38 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit të cilët akuzohen për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë në gjykatë personalisht ose përmes postës. Ndërsa pas skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesave, gjykata dhe prokuroria do të ketë afat pesë dite që të përgjigjen se kush do të falet dhe kush jo.

Ligji për amnisti javën e kaluar u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pas nënshkrimit nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version