Telegrafi

Aleksandar Ristevski goditja e radhës nga Prishtina, mbrojtësi maqedonas pritet të prezantohet nga kampioni i Kosovës

Prishtina ka vazhduar të përforcohet edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Në fakt klubi kryeqytetas ka marrë shërbimet e mbrojtësit maqedonas Aleksandar Ristevski.

Edhe pse afati kalimtar i janarit ka përfunduar, Prishtina e ka regjistruar në FFK ditën e fundit qendërmbrojtësin maqedonas.

Telegrafi merr vesh se Ristevski tanimë i është bashkuar që disa ditë Prishtinës dhe ka stërvitur me klubin bardhekaltër.

Prishtina pritet që ta zyrtarizojë maqedonasin gjatë 24 orëve të ardhshme.

29-vjeçari kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.

Ristevski ka luajtur për Metalurg Skopje, FK Skopje, Carev Dvor, Pobeda Prilep, Pelister Bitola, Renova, Struga dhe së fundmi Rabotnicki. /Telegrafi/