Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i dyshuar për incidentin e përgjakur në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017, sot është dorëzuar në burgun e Shutkës.
Vasilevski ishte në arrati që nga momenti i hapjes së hetimeve për incidentin e përgjakur të 27 prillit.
Pesë muajt e kaluar i kaloi duke u fshehur nga drejtësia. Ninxha tashmë është paraburgosur./Telegrafi/