Telegrafi

Aleksandar Ivanov, nxënës i shkollës “Yahya Kemal”, fiton medalje bronzi në fizikë në Rusi

Nxënësi nga Maqedonia fitoi medaljen e bronztë në Olimpiadën e dytë evropiane në fizikë që u mbaj nga 25 maji e deri më 1 qershor në Institutin për fizikë dhe teknologji në Dolgoprudhnji të Rusisë.

Medaljen bronze e fitoi Aleksandar Ivanov, kurse krahas atij edhe nxënësi Martin Ristovski dhe Ivan Jovanovski nga shkolla e mesme “Jahja Kemal”, së bashku me profesorët Irina Petreska dhe Viktor Urumov nga Instituti për fizikë pranë Fakulteti matematiko-natyror në Shkup.

Nxënësi Aleksandar Ivanov deri më tash ka marrë pjesë në dy Olimpiada ndërkombëtare në fizikë, dhe dy evropiane, duke fituar një mirënjohje dhe medalje bronzi në Olimpiadat ndërkombëtare ne fizike në vitin 2016 dhe 2017.

Me fitimin e medaljes së fundit në Rusi bëhet fjalë për njeriun me më shumë fitore të Olimpiadës nga drejtimi i fizikës, informon sot Shoqata e fizikanëve të Maqedonisë.

Në olimpiadën në Rusi morën pjesë përfaqësues nga 23 shtet me gjithësejt 115 pjesëmarrës./Telegrafi/