Kanë mbetur edhe disa muaj para fillimit të një prej festivaleve më të mira evropiane të filmit dhe gjërat kanë filluar të kristalizohen.
Alejandro Gonzalez Inarritu, regjisori meksikan dhe fituesi i dyfishtë i Oscarëve, do të kryesojë jurinë e Festivalit të Filmit në Cannes.
Ky i fundit do të zhvillohet në qytetin francez dhe do të mbahet nga 14 deri 25 maj.
Me këtë veprim, Festivali i Filmit të Kanës ka nderuar tërë kinemanë meksikane dhe thekson se regjisori, i cili me ndihmën e realitetit virtual, do të shfaq para shikuesve situatat e ferrit nëpërmjet të cilit kalojnë emigrantët në filmin “mish dhe rërë”.
Për realizimin e këtij filmi të vitit të kaluar, regjisori fitoi një çmim prestigjioz të Academy Awards, i njohur si Oscar.
“Alejandro Inarritu rrallë pranon të jetë pjesë e një jurie të filmit dhe kjo është hera e parë që festivali i Cannes të kryesohet nga artisti meksikan. Cannes është qendra e gjithë kinemasë, por këtë herë në veçanti nderojmë kinemanë meksikane”, tha Pierre Lescure, president i Festivalit të Filmit në Cannes.
Vitin e kaluar, juria e Festivalit të Filmit në Cannes ishte kryesuar nga Cate Blanchett, e cila luajti në filmin “Babel”, në vitin 2006, ku Inarritu fitoi Palmën e Artë për regjinë më të mirë. /Telegrafi/