Telegrafi

Alef njofton një shumë prej 250 milionë dollarësh të porosive paraprake të veturës së saj fluturuese

Alef Aeronautics, një kompani që punon për zhvillimin e një veture fluturuese, thotë se ka marrë një vlerë prej më shumë se 250 milionë dollarë për porositë paraprake për veturën e saj të ardhshme Model A.

Edhe pse duket vetëm si një makinë nga një anë, automjeti përmban helikë brenda tij që lejojnë të ngrihet dhe të ulet vertikalisht, pra mund të fluturojë, transmeton Telegrafi.

Startup-i njoftoi javën e kaluar se, ashtu si kompanitë e tjera në këtë fushë, kishte marrë një Certifikim Special të Vlefshmërisë Ajrore nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), për makinën.

Kjo do të lejojë Alef-in të kryejë testime të mëtejshme, si dhe fluturime demonstruese, në të ardhmen e afërt.

Para-porositë e Model A filluan në tetor të vitit 2022, ku klientëve iu ofruan dy nivele të shumave për rezervim.

Palët e interesuara mund të vendosin një depozitë standarde prej 150 dollarësh ose një depozitë prej 1,500 dollarësh për të pasur prioritetin në rezervim.

Model A është nuk është vetëm një mjet që niset dhe zbarkon vertikalisht, por është një makinë e vertet fluturuese.

Në tokë, Model do të ketë një rreze prej 322 kilometrave, derisa do të jetë në gjendje të fluturojë 117 kilometra me një karikim.

Dërgesat e para priten në fund të vitit 2025.