Telegrafi

Alef Firmino është ‘Ylli i Javës’ në BKT Superligën e Kosovës

Foto: ffk.com

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës” për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i Javës” për xhiron e 14-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti brazilian në radhët e KF Llapi, Alef Firmino.

Qendërsulmuesi 23-vjeçar i llapjanëve shënoi dy gola në përmbysjen spektakulare që skuadra e tij bëri në ndeshjen kundër FC Ballkani (1:4).

Dy golat e tij në këtë përballje ia mundësuan FC Llapi që të realizojë fitore shumë të rëndësishme dhe të ngjitet në pozitën e katërt në renditjen e BKTSuperligës.

Brazilianit, i cili u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e 60-të, iu deshën vetëm 11 minuta për të shënuar golin e barazimit (1:1, min. 71) dhe më pas menjëherë edhe golin e epërsisë (2:1, min. 75), duke u bërë kësisoj futbollisti më produktiv i ndeshjes.

Çmimin “Ylli i Javës” për sulmuesin e Llapit, e ndau Valdrin Imeri, menaxher i shitjes për kredi individuale në BKT.