Telegrafi

Alec dhe Hilaria Baldwin publikojnë fotografinë e parë familjare me shtatë fëmijët e tyre

(Foto: Instagram/hilariabaldwin)

Aktori Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria, së fundmi e kanë shtuar edhe një pjesëtar të familjes. Vajza Ilaria, fëmija i tyre i shtatë, lindi më 22 shtator.

Tashmë nëna e lumtur ka shpërndarë fotografinë e parë familjare, ku çifti kanë pozuar bashkë me të vegjlit.

“Fotografia jonë e parë me Baldwinët më të vegjël! Çfarë ekipi i ëndrrave të Baldwinito”, ka shkruar Hilaria, duke përmendur edhe vajzën më të madhe të Alec, të cilën aktori e ka me ish-gruan Kim Basinger: “Ireland, na mungon dhe të duam”.

Përveç Ilarias, çifti ka gjashtë fëmijë të tjerë së bashku: Carmen (9), Rafael (7), Leonardo (5), Romeo (4), Eduardo (2) dhe Maria Lucia (18 muaj).

Lexo po ashtu Alec Baldwin: Familja ‘më mbajti gjallë’ pas të shtënave fatale në xhirimet e “Rust”

Ata janë të martuar që nga viti 2012 dhe konsiderohen si një nga çiftet më të qëndrueshme në Hollywood. /Telegrafi/