Telegrafi

Alec Baldwin do të luajë rolin e babait të “Batman”

NEW YORK, NY - MAY 21: Alec Baldwin attends the 2018 American Ballet Theatre Spring Gala at The Metropolitan Opera House on May 21, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)

Kasta e aktorëve të filmit “Joker” është pasuruar edhe me një emër tjetër të madh të kinematografisë amerikane.

Rolin e babait të super heroit, “Batman” do ta luajë aktori i famshëm, Alec Baldwin, i cili do të ndërtojë karakterin në bazë të personalitetit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Përveç aktorit 60-vjeçar, prodhuesit e “Joker” kanë zbuluar një ekip mbresëlënës të aktorëve.

Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin (Getty Images)

Burimi i Hollywood Reporter pretendon se roli i tij është ndërtuar në modelin e Donald Trumpit nga vitet 1980.

Gjegjësisht, Batmani lufton kundër krimeve të kryera nga prindërit e tij, Thomas dhe Marta Wayne.

Për tani, dihet gjithashtu se Robert de Niro ka rënë dakord të veprojë si një udhëheqës televiziv, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e Joker.

Lexo po ashtu Alec Baldwin reagon publikisht ndaj fotografisë provokuese të vajzës së tij, manekines Ireland Baldwin

Shumëkush nuk e sheh Joaquin Phoenixin si aktorin që do të luajë rolin negativ, sidomos kur kemi parasysh paraqitjen fantastike të Jack Nicholsonit.

Premiera e filmit është njoftuar se do të jepet më 4 tetor të vitit 2019 dhe u drejtua nga Todd Phillips, më i njohur për filmat “The Hangover Trilogy”, “Due Date” dhe “War Dogs”. /Telegrafi/