Vajza e aktorit Alec Baldwin, Ireland, ka publikuar një fotografi tejet provokuese në rrjetet sociale, aq sa e ka detyruar babanë e saj që ta komentojë.
Manekinia e njohur është shfaqur mbi një motoçikletë, e veshur vetëm me bikini dhe një palë çizme, duke ekspozuar shumë nga trupi dhe duke nxitur imagjinatën e gjinisë së fortë.
Ndërkohë që babai i saj, aktori 60-vjeçar, ia ka bërë të qartë publikisht se nuk i pëlqen aspak ajo që ka bërë vajza e tij.
“Jo. Vetëm… jo!”, është komenti që Baldwin ia ka shkruar vajzës së tij 22-vjeçare.
Pas kësaj, gjithë vëmendjen e ndjekësve të modeles e ka marrë pikërisht komenti i babait të saj. Disa prej fansave kanë reaguar duke qeshur, ndërsa të tjerët e kanë mbështetur veprimin e tij.
Ireland është vajza e Alec nga lidhja e tij me aktoren hollivudiane, Kim Basinger.
Dy yjet e njohura të ekranit ishin njohur në vitin 1990, ndërsa kanë qenë të martuar deri në vitin 2002. Ireland kishte lindur në vitin 1995.
Nga viti 2012, Baldwin është i martuar me instruktoren e jogës, Hilaria Thomas, me të cilën ka katër fëmijë. /Telegrafi/