Dy legjendat e aktrimit, Alec Baldwin dhe Kelsey Grammer, i kanë bashkuar forcat për komedinë e re që do të shfaqet në ABC.
Ngjarja flet për tre meshkuj, të cilët kanë qenë bashkëbanues në moshë të re, derisa egoja i ka ndarë.
Disa dekada më vonë, treshja bashkohet sërish. Baldwin dhe Grammer do të luajnë dy prej miqve, ndërsa emri i aktorit të tretë akoma nuk është bërë i ditur.
Transmetuesi ABC është duke e përgatitur serialin për sezonin 2021/2022.
Baldwin ka qenë pjesëtar i rregullt i “Saturday Night Live”, ku e portretizonte presidentin amerikan, Donald Trump, derisa Grammer së fundmi ka luajtur në një episod të komedisë “Carol’s Second Act”. /Telegrafi/