Site icon Telegrafi

Alec Baldwin dhe Jim Carrey shfaqen në duelin e radhës në rolet e Trump dhe Biden

(Foto: Screenshot/YouTube/Saturday Night Live)

Aktorët e famshëm hollivudianë, Alec Baldwin dhe Jim Carrey, janë shfaqur në një prej episodeve të fundit të Saturday Night Live.

Dy yjet janë shfaqur në rolin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidentit, njëherësh kandidatit për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.

Në videon disaminutëshe, Baldwin dhe Carrey në karakteret e tyre kanë biseduar për tema të ndryshme, ndërsa moderatorë të emisionit ishin Mikey Day dhe Kate McKinnon.

Derisa Trump u përgjigjet pyetjeve lidhur me coronavirusin, pedofilinë, debatet, republikanët…, Biden me mjeshtëri iu shmanget pyetjeve që i bëhen, duke mos u përgjigjur konkretisht në asnjërën prej tyre.

Javë më parë, SNL e publikoi edhe skeçin e debatit të parë të dy kandidatëve (të prezantuar nga Baldwin dhe Carrey), në një video që numëron mbi 26 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version