Telegrafi

Alec Baldwin bën paraqitjen e parë publike me bashkëshorten Hilaria pasi akuzat ndaj tij për të shtëna në filmin “Rust” u hodhën poshtë

Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin bënë një çift elegant në “2023 PEN America Spring Literary Gala” të mbajtur në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York të enjten.

Aktori 65-vjeçar u fotografua duke puthur ëmbël instruktoren e jogës, 39-vjeçare, e cila ishte mishërimi i elegancës në një fustan të zi me një pjesë me pupla.

Ylli i filmit – vajza e madhe e të cilit Irlanda, 27 vjeç, së fundmi lindi fëmijën e saj të parë – dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi dhe papion.

Gala vjetore letrare “PEN America” feston shkrimtarët që ‘kampionojnë dhe mbrojnë lirinë e shprehjes”.

Ngjarjm në tapeti e kuq ishte ku çifti mori pjesë për herë të parë pasi të gjitha akuzat kundër Alec u hodhën poshtë në rastin e vrasjes aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust”.

Në një moment Hilaria dhe Alec u fotografuan duke mbajtur shenja në mbështetje të aktivistes iraniane të të drejtave të njeriut Narges Mohammadi, e cila po vuan një dënim me tetë vjet për shkelje të dyshuara të sigurisë kombëtare.

Në tabelën e Hilarias shkruhej: “Lironi Narges dhe të gjithë të burgosurit politikë iranianë”.

Ndërkohë anë atë të Aleku shkruhej: “Narges qëndron për paqen”.

Baldwin ndau gjithashtu një imazh në Instagram me bashkëshortin e Narges, Tahgi Rahmani, i cili pranoi çmimin “PEN/Barbey Freedom to Write Award” në emër të saj.

“Guxim i pabesueshëm në të dyja pjesët e tyre”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e imazhit.

Producenti i Saturday Night Live, Lorne Michaels, 78 vjeç, ishte në mesin e të nderuarve të këtij viti dhe mori çmimin “Audible Literary Service”.

Shumë nga yjet e tij të SNL dolën për ta mbështetur atë në ngjarje, duke përfshirë Colin Jost, i cili shërbeu si nikoqiri i natës.

Veprimtaria përmbante një pritje kokteji, darkë dhe çmime, e ndjekur nga ëmbëlsirë dhe një festë më pas.

Të ardhurat shkojnë për të mbështetur programimin kulturor dhe punën e avokimit të PEN America.

Theksojmë që prodhimi i filmit “Rust” ndal papritur në tetor 2021 kur Baldwin shkrepi një plumb nga një armë mbështetëse që vrau kineasten Halyna Hutchins në set.

Ylli i “Beetlejuice” u akuzua në janar me dy akuza për vrasje të pavullnetshme në lidhje me vdekjen e Hutchins dhe plagosjen e regjisorit të ‘Rust’ Joel Souza, i cili u godit nga i njëjti plumb që u vra Hutchins.

Lexo po ashtu Pritet të hidhen poshtë akuzat ndaj Alec Baldwin për të shtënat në filmin "Rust"

Çështja kundër Baldwin u zbardh shpejt. Një akuzë për armë që do të nënkuptonte një dënim shumë më të gjatë u hodh poshtë dhe prokurori i parë special i caktuar në këtë rast dha dorëheqjen.

Kjo pavarësisht nga një raport i FBI-së që arriti në përfundimin se Baldwin e tërhoqi këmbëzën e armës që vrau Hutchins – pavarësisht se ai vazhdimisht deklaroi se nuk e bëri.

Raporti mund të çojë ende në akuza penale kundër aktorit dhe të tjerëve të përfshirë në të shtënat aksidentale, pasi policët e Santa Fe që ende hetojnë vdekjen e Hutchins. /Telegrafi/