Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, janë në pritje të fëmijës së tyre të pestë së bashku vetëm disa muaj pasi ajo pësoi një abort.
“Më dëgjoni … Do ta lë fëmijën të flasë, sepse nuk kam fjalë për të shprehur se si ky tingull na bën të ndjehemi”, ka thënë Hilaria, 36-vjeçare në një video të publikuar në Instagram.
“Sapo mora lajmin e shkëlqyeshëm se gjithçka është mirë, doja të ndaja këtë me ju”.
Hilaria dhe Alec, 62-vjeçar, prej disa kohësh po provojnë për një fëmijë tjetër.
Instruktorja e yogës zbuloi se ajo ishte e ‘shkatërruar’ pasi abortoi në nëntor të vitit 2019 ndërsa ishte katër muajshe shtatzënë.
Ata po prisnin një vajzë.
Hilaria gjithashtu abortoi një fëmijë pas dhjetë javësh në prill të vitit të kaluar.
Çifti gjithashtu kanë një vajzë Carmen, 6-vjeçe dhe djemtë Romeo, 2, Leonardo, 3 dhe Rafael, 4.
Aktori i “30 Rock” është edhe babai i vajzës 24-vjeçare Ireland, të cilën e ndan me ish-gruan Kim Basinger. /Telegrafi/