Aleati i Putinit po krijon një forcë të re ushtarake private për të konkurruar grupin famëkeq rus, Wagner.
Udhëheqësi i Çeçenisë, një republikë e Federatës së Rusisë, planifikon të krijojë një kompani private ushtarake të ngjashme me mercenarët e Wagnerit.
Ramzan Kadyrov, i cili ka kritikuar ushtrinë tradicionale të vendit së bashku me udhëheqësin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, vlerësoi “rezultatet mbresëlënëse” të këtij të fundit.
Forcat e Kadyrovit tashmë veprojnë kryesisht të pavarura nga ministria ruse e mbrojtjes, por ai është një aleat i vendosur i Vladimir Putinit, raporton skynews.
“Kur të përfundojë shërbimi im ndaj shtetit, unë planifikoj seriozisht të konkurroj me vëllanë tonë të dashur Yevgeny Prigozhin dhe të krijoj një kompani private ushtarake. Mendoj se gjithçka do të funksionojë”, tha Kadyrov, i cili është në krye të Republikës ruse Çeçene që nga viti 2007.
Në atë që është një marrëdhënie gjithnjë e më e ndërlikuar midis tre burimeve ushtarake të Putinit, Kremlini kohët e fundit është përpjekur të ulë ndikimin në rritje të Prigozhinit, duke i hequr mundësinë e rekrutimit të burgosurve dhe duke iu ndaluar mediat shtetërore ta përmendin Wagnerin. /Telegrafi/