Partisë së Ramush Haradinajt në Pejë i janë shtuar 253 anëtarë të rinj. Në një aktivitet të organizuar nga dega e këtij subjekti, e ku kanë marrë pjesë edhe krerë të lartë të AAK-së të prirë nga lideri i tyre, Ramush Haradinaj, AAK-së i janë bashkuar një kontingjent i ri prej 253 anëtarësh.
Në kuadër të anëtarësimeve të reja, pos një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka pasur aderime edhe nga Partia e Drejtësisë dhe ‘Vetëvendosje’.
Në këtë aktivitet kanë folur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sekretari organizativ, Ali Berisha dhe kryetari i degës, Naim Sahiti.
“Aleanca e ka seriozisht. Aleanca ka filluar rrugëtimin drejt fitores në Pejë. Keq-qeverisja është bërë e padurueshme në komunën tonë, andaj ne po punojmë që Pejën ta kthejmë aty ku e ka vendin”, ka thënë Sahiti, i cili së bashku me Haradinajn dhe Berishën kanë falënderuar anëtarët e rinj për rrugëtimin e përbashkët. /Telegrafi/