Site icon Telegrafi

Aleanca për zhvillim rajonal: Rajoni verilindor më i pazhvilluari në Maqedoni

Sot në Shtip janë publikuar rezultatet e Qendrës për hetim strategjik dhe dokumentacion FORUM, të cilat i ka realizuar Aleanca për zhvillim rajonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto rezultate tregohet se rajoni i verilindjes, është më i pazhvilluari në Maqedoni, ndërsa rajoni lindor është zhvilluar falë hapjes së universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, ndërtimit të autostradës Shtip-Shkup dhe hapjes së fabrikave të reja në zonat TIR.

Sllagjan Penev, koordinator i projektit të Aleancës për zhvillim rajonal, theksoi se kryetarët e komunave të rajonit lindor dhe Qendra për zhvillim të rajonit lindor do të punojnë për gjetjen e burimeve për realizimin e projekteve të ndryshme.

Ndërsa ish ministri i Vetqevrisjes Lokale, Rizvan Sulejmani, theksoi se kryetarët e komunave dhe Qendra për zhvillim të rajonit lindor, janë më meritorët për gjetjen e burimeve financiare për realizimin e projekteve./Telegrafi/

Exit mobile version