Aleanca për Shqiptarët me tre deputetët e tyre që i dhanë mbështetje Zoran Zaevit mund të kompletojnë qeverinë e re. Në këtë mënyrë edhe formalisht qeveria e re do të kishte shumicë në parlement prej 62 deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Aleanca për Shqiptarët mund të jetë pjesë e qeverisë duke marrë përgjegjësitë dhe duke dhënë kontribut në zbatimin e të gjitha politikave që kanë të bëjnë me një qeveri reformuese dhe me theks të veçantë për të realizuar platformën shqiptare që ka të bëjë edhe me ligjin e gjuhës shqipe si dhe me funksionimin e mëtutjeshëm të PPS”, tha Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.
Më herët është shpërndrarë informacionie se Aleanca për Shqiptarët në qeverinë e re do ta drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kishin rishukuar disa kandidatë, ndërsa propozimin do e bënte Ziadin Sela./Telegrafi/