Site icon Telegrafi

Aleanca maqedonase: Platforma e partive shqiptare është e rrezikshme për ndarjet etnike

Aleanca maqedonase e vlerëson platformën e partive shqiptare si investim i rrezikshëm në ndarjet të reja etnike, me pasoja të rrezikshme për të ardhmen e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Platforma u publikua kur gjithë populli maqedonas po festonin Krishtlindjet, që përveç provokimit të krishterëve dhe ortodoksëve gjithashtu paraqet edhe një tentim për thellimin e krizës politike dhe ndarje të reja etnike. Është koha që liderët maqedonas të ndërmarrin hapa konkret, të cilët pa rezerva do të vihen në mbrojtje të popullit maqedonas dhe identitetit kombëtar. Ka ardhur koha që të tregojmë se a mund të zhvishemi nga interesat personale dhe partiake dhe të tregojmë se dijmë të bashkohemi për të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në kumtesën e Aleancës maqedonase./Telegrafi/

Exit mobile version