Site icon Telegrafi

Aleanca kuqezi në zgjedhjet e Peshkopisë, mbështet PD-në

Kryetari i AK, Kreshnik Spahiu, duke folur gjate nje takimi me mbeshtetes te Aleances Kuq e Zi, ku i beri thirrje Shqiptareve qe te bojkotojne zgjedhjet lokale te 21 Qershorit./r/n/r/nChairman of Red and Black Alliance Kreshnik Spahiu, speaks during a meeting with his supporters calling Albanians to boycott local elections of June 21.

Aleanca Kuqezi (AK) do të mbështesë kandidatin e së djathtës për kryetar bashkie në Peshkopi, Sherefedin Shehun. Kryetari i kësaj partie, Kreshinik Spahiu tha se AK-ja është regjistruar në KQZ dhe do të jenë në krah të së djathtës.

Ai ka kërkuar që të mbështetet kandidati i PD-së në këto zgjedhje.

“Aleanca Kuqezi regjistrohet në KQZ për zgjedhjet në Peshkopi. Aleanca Kuqezi do mbështesë kandidatin Sherefedin Shehu që të largojmë brekegrisurit Shukri në Shqipëri. Dibra testi i parë për rotacionin politik. Fronti Anti-Rama do fitojë Bashkine e Peshkopisë. Aleanca Kuqezi: Tubime masive në Dibër deri më 11 shtator. AK thirrje: Çdo kuqezi të votojë Sherefedin Shehun”, ka shkruar Spahiu. /Telegrafi/

Exit mobile version