int(1) Aleanca Kosovare e Bizneseve kundërshton ligjin e ri për tatimin në pronë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Aleanca Kosovare e Bizneseve kundërshton ligjin e ri për tatimin në pronë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një reagim mbi ligjin e ri për tatimin në pronë.

Në reagim thuhet se në Kosovë tatimi në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor.

“Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti i ardhshëm. AKB e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%, kjo është një një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB dhe kryetari i saj Agim Shahini i kërkojnë Qeverisë së Kosovës amandamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji I Ri të diskutohet me biznese dhe me qytetarët të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version