Telegrafi

Aleanca e NATO-s dërgoi urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Aleanca Veriatlantike e NATO-s dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Përmes një publikimi në platformën X, Aleanca e NATO-s bën thirrje për festimin e Ditës së Pavarësisë, të siç thonë “aleatit tonë Maqedonisë së Veriut”.

“Ripostoni për t’u bashkuar me ne për festën e aleatit tonë Maqedoninë e Veriut në ditën e tyre të pavarësisë!”, thuhet në postimin në platformën X të Aleancës NATO.