Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld është i etur të nënshkruajë për Manchester Unitedin.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërmbrojtësi para nisjes së sezonit të ri 2018/19 dhe shumë emra janë përfolur si të mundshëm.
Njëri nga të preferuarit e drejtuesve të klubit dhe trajnerit Jose Mourinho është belgu Alderweireld.
Sipas mediumit The Mirror, Alderweireld është i gatshëm të mos vazhdojë kontratën e tij me Spurs dhe dëshiron një lëvizje te Unitedi këtë verë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Belgjikës mbetet në dispozicion për transferim përpara mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier.
Pritet që Tottenham të kërkojë deri në 75 milionë funte për shërbimet e tij, një shifër që ka bërë Unitedin të tregoj që nuk dëshiron të bëjë biznes.
Alderweireld, 29 vjeç, është i gatshëm të transferohet në Old Trafford dhe do të pëlqente një kalim nën urdhrat e Mourinhos.
Belgu gjithashtu është gati të kapë një transferim diku tjetër, nëse ai nuk e arrin transferimin në Old Trafford. /Telegrafi/