Telegrafi

Alcatel prezanton One Touch Idol S

Sipas njoftimit, One Touch Idol S do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.7 inç në ndërfaqen IPS, dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pixels.

Procesori i pajisjes do të përfshirë dy bërthama në 1.2GHz dhe 1GB RAM, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, dhe atë të përparmen me 1.3 mega-piksel, e cila do të shërbejë për video komunikim.

Alcatel One Touch Idol S do të mbështetet në Android 4.2 Jelly Bean dhe 4GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD e cila mund të zgjerohet edhe më tej. / Telegrafi /