Telegrafi

Alcatel me dy telefona dhe tre tabletë të quajtur PIXI 3

Foto: Ilustrim

Të dy telefonat e rinj janë quajtur PIXI 3 (5.5), por është e habitshme sesi njëri prej tyre e ofron lidhjen për rrjetin 4G LTE, ndërsa tjetri model e posedon këtë mundësi për përdoruesit.

Modeli më i thjeshtë i PIXI 3 vjen me 540 x 960 piksel, ndërsa çifti tjetër ka ekranin në HD me 720p. Procesorët e këtyre modeleve gjithashtu janë të ndryshëm – njëri posedon MediaTek MT6580 ndërsa tjetri sjell atë të QCT 8909.

Të dy modelet do të ofrohen me nga 1GB RAM dhe Android L, ndër të tjera. Por mënyra më e mirë për ti dalluar këto modele është duke i njohur si PIXI 3 me 3G dhe PIXI 3 me 4G. (Telegrafi)