Carlos Alcaraz fitoi titullin kampion për meshkuj në French Open të dielën pasi mposhti Alexander Zverev me rezultatet, 6-3, 2-6, 5-7, 6-1, 6-2.
Ky është titulli i parë i spanjollit në Roland Garros dhe i treti Grand Slam në karrierën e tij.
Në një finale të turbullt në të cilën të dy lojtarët shfaqën formën e tyre më të mirë, 21-vjeçari spanjoll e nisi mirë, por humbi dy setet e radhës nga Zverev.
The moment Carlos Alcaraz won his first Roland-Garros title 🏆🇪🇸#RolandGarros pic.twitter.com/a57JqQMJ1O
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 9, 2024
Seti i tretë u rikuperua për të dominuar të katërtin dhe për ta mbyllur ndeshjen rehat.
Me titujt e Grand Slamit në të tria sipërfaqet tani, Alcaraz po vendos pretendimin e tij për të qenë ylli i gjeneratës së ardhshme të sportit, edhe pse Jannik Sinner do të jetë numri një i ri në ranglistën për meshkuj. /Telegrafi/
CARLOS I, PRINCE OF CLAY 👑#RolandGarros pic.twitter.com/lZWMplAmYK
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 9, 2024