Telegrafi

Alcantara tregon dallimin mes Kovacit dhe Guardiolës

Megjithëse kishte probleme me atmosferën në ekip pas arritjes në klub, kroati ka nisur të fitojë besimin e futbollistëve duke fituar kurorën e dyfishtë të Gjermanisë.

Për punën e trajnerit të tanishëm të Bayern Munichut ka folur një ndër lojtarët më të mirë të mesfushës së gjermanëve, Thiago Alcantara.

“Kovac nuk është trajner i ri. Ai dëshiron të fitojë gjithçka me Bayernin dhe të rritet me klubin. Ai bën një punë të shkëlqyeshme, ne të gjithë e duam atë”, tha braziliani me pasaportë spanjolle.

Thiago ka bashkëpunuar më parë me Pep Guardiolan në Barcelonë dhe Bayern, ku ka pohuar se futbollistët janë më të lirë në veprimet e tyre nën drejtimin e trajnerit të Kroacisë.

“Pep punon shumë me video dhe merr me shpjegime. Shembull ai iu tregon me saktësi se ku duhet të jeni dhe ku duhet të bëni gjëra të caktuara”, shpjegon ai.

“Askush nuk është i ndryshëm, ai ju jep më shumë liri. Ai dëshiron që ju të merrni vendimet tuaja në lojën tuaj”, pohoi lojtari për punën e Nikos.

Ndryshe, Bayerni është shumë afër transferimit më të shtrenjtë në histori të klubit, ku raportohet se kanë ofruar rreth 90 milionë euro për Leroy Sanen e Manchester Cityt. /Telegrafi/