Thiago Alcantara ka arritur të futet shumë shpejtë në mesin e lojtarëve të preferuar te Liverpooli nga tifozët e skuadrës.
Mesfushori spanjoll e kompletoi kalimin te The Reds nga Bayern Munichu në transferimin që kushtoi rreth 30 milionë euro.
Lojtari 29-vjeçar debutoi në pjesën e dytë në fitoren ndaj Chelseat 2-0 në javën e dytë në Ligën Premier, duke regjistruar rekord pasimesh që nga vitit 2003/04 kur bëhen matjet zyrtare.
This is Anfield. Challenge accepted! 🙌🏽
UP THE REDS! 🔴 @LFC #YNWA pic.twitter.com/LriS587qRs— Thiago Alcantara (@Thiago6) September 18, 2020
Por, diçka speciale ndodhi në prezantimin e tij te Liverpooli, pasi Alcantara refuzoi të prekte emblemën në hyrje të fushës “Thi sis Anfield”.
Këtë gjë, spanjolli e bëri vetëm në shenjë të ish-anëtarit të skuadrës angleze, Fernando Torres, që cilësohet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në histori.
Aww Thiago talking to Torres about the anfield sign love that 🥺❤️ pic.twitter.com/WcJk0sFB9j
— maya (@mxyaslytherin) September 22, 2020
“Fernando Torres më kishte thënë që të mos e prekja ‘This is Anfield’ derisa të fitoja trofe me klubin, andaj edhe do ta respektoj atë”, ka thënë Thiago.
“Për ta prekur shenjën, ju duhet ta meritoni dhe duhet të fitoni trofe”, ka shtuar më tej spanjolli.
Alcantara duket se do të jetë një lojtar mjaftë i rëndësishëm për Jurgen Kloppin, duke u bazuar nga paraqitja e tij përballë Chelseat. /Telegrafi/
You've asked, constantly. We've delivered, finally.
We've got 2️⃣ behind-the-scenes videos for you all to enjoy from #ThiagoFriday…
First up, a look at @Thiago6's signing day duties at Anfield 📸😂✍️ pic.twitter.com/BEpE8E95ox
— Liverpool FC (@LFC) September 22, 2020