Liverpooli është duke vazhduar me revolucion në kuadër, sidomos pas një sezoni të dobët që kaluan.
The Reds tashmë kanë transferuar Alexis Mac Allister nga Brightoni dhe Dominik Szoboszlain nga RB Lezipzigu, por që kanë bërë edhe largime.
Kur jemi te largimet, një tjetër lojtar që pritet të largohet nga Anfield Road është edhe Thiago Alcantara.
Sipas faqes që merret me transferimet dhe largimet e Liverpoolit, “Anything Liverpool”, spanjolli tashmë nuk e ndjek klubin në rrjetet sociale.
Madje, ai ka larguar edhe pjesën ku thuhet se ai është lojtar i tyre dhe duket se në ditët e ardhshme do të konfirmohet largimi i tij.
Me dy super përforcime në mesfushë, Thiago duket se e ka kuptuar se nuk do të ketë minuta në planet e Jurgen Klopp. /Telegrafi/
Thiago Alcantara has removed Liverpool FC from his Instagram bio pic.twitter.com/9vy64x3WZy
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) July 3, 2023