Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka nisur një lidhje të re dashurie.
Ajo tanimë përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se po shijon një lidhje, por nuk ka treguar për personin që i ka rrëmbyer zemrën.
Ish-aktorja e filmave për të rritur ka publikuar së fundmi disa fotografi, në mesin e tyre edhe disa me të dashurin.
Megjithatë, në imazhet që ka shpërndarë në Instagram ia ka mbuluar tërësisht fytyrën.
Por, ajo duket se është e lumtur dhe se këtë dëshiron ta mbajë vetëm për veten.
E njëjta këtë vit mori vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother, ku edhe për herë të parë ka rrëfyer në detaje për jetën dhe për atë se si vendosi të bëhej aktore.
Alby menjëherë pas mbarimit të këtij formati është nisur për në Amerikë, meqë edhe jeton prej shumë vitesh. /Telegrafi/