Telegrafi

Albumina e serumit human u sintetizua nga orizi

Albumina e serumit human, ose SHA, është një ndër përbërësit kyç të proteinave të gjakut e cila përdoret në trajtimin e djegieve serioze, cirrozës së mëlçisë dhe shokut hemorragjik, ndërsa që përfitimi i saj bëhet vetëm në një mënyrë – me ekstraktimin e saj nga gjaku i pastër i donatorëve.

Ekipi nëpërmes inxhinieringut gjenetik ka krijuar fara të orizit që prodhojnë sasi më të mëdha të HSA-së se sa ato normale, në të cilat kjo substancë përbënë 10% të proteinave për secilën farë. Pas pastrimit, një kilogram oriz, mund të prodhoj 2.75 gram HSA.

Ndonëse kjo nuk është sasi e madhe, në aspektin fizik dhe kimik është ekuivalente me HSA-në e ekstraktuar nga gjaku, ndërsa që ka funksionuar shumë mirë në eksperimentin që është bërë në minj. Gjersa gjetja e donatorëve është e vështirë të bëhet në të shumtën e kohës, mundësia për modifikim të mëtejmë të farave të orizit mund ta rris efikasitetin e kësaj metode. /Telegrafi/