Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi albumin e saj të parë në karrierë.
Albumi debutues i 25-vjeçares titullohet “Heaven and Hell” dhe përmban plot 15 këngë, përfshirë hitet: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” etj.
Në vetëm 24 orë pasi ky album u publikua, shqiptarja arriti të renditej e para në nivel global në iTunes, në listën e albumeve më të kërkuar të momentit.
Albumi “Heaven and Hell” gjendet në formë fizike por edhe online në të gjitha platformat digjitale.
Platforma më e madhe e distribuimit të muzikës në botë, Spotify, i ka dhënë gjithashtu një suport këtij albumi, duke e promovuar në kryeqytete më të mëdha botërore.
Kopertina e tij gjendet në “billboard”-et e sheshit ‘Times Suqare’ në New York, si dhe në ‘Beverly Center’ të Los Angelesit.
E lumtur teksa sheh albumin e saj të promovohet në mbarë botën, Ava Max ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe të reklamës së albumit të saj nëpër këto qytete.
Një hapësirë e veçantë albumit “Heaven and Hell” i është dhënë mbrëmë edhe në një qendër të madhe në Stokholm të Suedisë. /Telegrafi/