Edhe pse menduam se të gjitha shpresat kishin humbur rreth albumit të ri, Lady Gaga tashmë na ka dhënë një datë të re për të shënuar në kalendar.
Albumi i saj i shumëpritur, i cili ishte paraparë të lansohej më 10 prill por që për shkak të pandemisë është shtyrë, u bë e ditur se do të lansohet në fund të këtij muaji, më saktësisht më 29 maj.
Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit një imazh në llogarinë zyrtare, Instagram.
“Udhëtimi vazhdon. Ju zyrtarisht mund të bashkoheni me mua në Chromatica më 29 maj”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që ka ndarë me 41.2 milionë ndjeësit.
Albumi përmban bashkëpunime të shumta, përfshirë Elton John, Ariana Grande dhe Blackpink, duke u siguruar që ka një këngë për të gjithë llojet e njerëzve(vajzë, djalë apo homoseksual).
Ndërkaq, albumi i katërt i Gagas “Chromatica” u shty nga 10 prilli atëherë kur përhapja e COVID-19 ishte përhapur në gjithë botën.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane deri më tani ka lansuar vetëm një këngë solo nga albumi, e cila mban titullin “Stupid Love” – projekt ky shumë i veçantë që u xhirua me Iphone 11 Pro. /Telegrafi/