Telegrafi

Albumi i ri i Azetit me vëllanë “Fast Life 2”, i dedikohet babait të tyre të ndjerë

Azet dhe Albi (Foto: YouTube)

Vetëm pak ditë më parë, reperi Azet publikoi albumin e ri “Fast Life 2” në bashkëpunim me të vëllanë, Albin.

Artisti nga Podujeva, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, tha se ky album i dedikohet babait të tyre të ndjerë i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

I njëjti ka bërë një postim të gjatë në Instagram, përmes të cilit thekson se kjo ishte dëshira e tij e madhe që t’i shihte vëllezërit duke kënduar bashkë, gjë që edhe e realizuan.

Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

“Koha më në fund ka ardhur – FAST Life 2 ka mbaruar!

Albumi më emocional dhe më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë në karrierën time.

Dhe të gjitha me vëllain tim Albi.

Me të cilin unë eci krah për krah çdo hap të jetës time dhe atë përgjithmonë.

Këtë album ia kushtojmë babait tonë.

Dëshira e tij më e madhe ka qenë gjithmonë që unë dhe vëllai im të bëjmë muzikë dhe një album së bashku dhe ja tani.

Ne ia dolëm!

Shpresojmë të na shikoni nga lart dhe të jeni krenar, ashtu siç ishim me ju çdo ditë.

E gjithë kjo është vetëm për ju.

Ne dëshirojmë aq shumë sa të mund ta përjetonim këtë me ju, por gjithmonë ju mbajmë me vete.

Mos harroni kurrë, familja është gjëja më e rëndësishme në këtë botë.

Njerëzit vijnë dhe shkojnë në jetë

por sido që të jetë, familja juaj qëndron!

Nuk mund t’ju falënderoj të gjithëve sa duhet për mbështetjen tuaj çdo ditë.

Pa ty nuk do të isha këtu tani!

Ne të gjithë jemi pjesë e Fast Life”.

Azet vazhdon të jetë ndër emrat më të suksesshëm edhe në tregun ndërkombëtar, i cili ka realizuar hite të shumta edhe në shqip. /Telegrafi/