Telegrafi

Albumi i Ava Max renditet si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër sivjet në Spotify

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, po shënon suksese të shumta në industrinë internacionale të muzkës.

Muajin e kaluar, ajo hodhi në treg albumin e saj të parë debutues për tregun e huaj, të titulluar “heaven and Hell”.

Ky album që ka të përmbledhura në të hitet e mëdha të artistes si “Sweet but Psycho”, “So Am I”, “Torn”, si dhe plot këngë të reja, del të jetë një nga albumet më të dëgjuara të artisteve femra këtë vit.

Kopertina e albumit “Heaven and Hell” i artistes Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

“Heaven and Hell” është aktualisht albumi i tretë më i dëgjuar nga një artiste femër, në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Ka qenë vet këngëtarja me prejardhje nag Shqipëria ajo e cila ka bërë të ditur këtë gjë, duke rishpërndarë një njoftim të një prej faqeve të fansave të saj, që lajmëronin për këtë sukses.

Foto: Ava Max/InstaStory

“Albumi debutues i Ava Maxit, ‘Heaven and Hell’ ka tejkaluar dy miliardë dëgjime në Spotify – është albumi i tretë më i dëgjuar i një artiste femër sivjet”, thuhet në këtë njoftim.

Ava Max ka shënuar një rritje të vazhdueshme në karrierë, duke u ranguar krah emrave tjerë të njohru shqiptarë në tregun ndërkombëtar si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram