Site icon Telegrafi

Albulena Kryeziu në pritje të foshnjës së parë (Foto)

Albulena Kryeziu është një ndër aktoret më të angazhuara ne skenën e teatrit, por edhe në kinematografi.

Ajo aktualisht luan në Teatrin Kombëtar të Kosovës por edhe në Teatrin e Gjakovës si dhe është pjesë e disa filmave që janë në realizim e sipër.

Por, pos jetës prej artisteje, aktorja ka edhe një jetë familjare, të cilën nuk e lë anash dhe herë pas here publikon imazhe në rrjetet sociale.

Së fundi, Kryeziu ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e veshur me fustan të zi dhe bark të rrumbullakosur.

Albulena është martuar vitin e kaluar në privatësi të plotë me regjisorin gjakovar Ilir Bokshi.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte teatrale dhe filmike. /Telegrafi/

Exit mobile version