Telegrafi

Albulena Berisha sjell projektin e ri me titull “Arsye”

Edhe pse ka pak ditë që është publikuar projekti, kënga ‘Arsye’ është mirëpritur nga publiku dhe për pak ditë ka grumbulluar rreth 60 mijë klikime në YouTube

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Albulena dhe flet për një ndarje dhe mospajtim në një lidhje.

Ajo që bie në sy është edhe fakti që në këtë projekt ajo duket me shumë stil dhe ndryshe nga projekti i kaluar.

Kjo është kënga e dytë e Albulenës dhe ajo ka treguar që në projektin e ardhshëm do të vijë me një bashkëpunim, mirëpo nuk ka zbuluar detaje se me kë.

/Telegrafi/