Telegrafi

Albulena Berisha – “Ki me pa”: Këngë që prek zemrat dhe ngjall emocione

Qytetit të bukur të Prizrenit i shtohet edhe një emër i ri në skenën muzikore

Këngëtarja e re, Albulena Berisha, nuk ka shumë kohë që sapo ka hedhur në treg projektin e saj të parë “Ki me pa”.

Edhe pse është projekti saj i parë, kënga “Ki me pa” ka arritur që të grumbullojë për më pak se 10 ditë rreth 20.000 klikime në YouTube.

Kënga është realizuar nga Big Deal records, teksti Gent Fatali, ndërsa për vidoklipin është përkujdesur Valon Haziri.

“Ki me pa” flet për një tradhti.

Me një sërë projektesh mbi supe, Albulena është zotuar që me këngën të merret shumë seriozisht dhe shumë shpejt edhe me një bashkëpunim.

Origjinaliteti, zëri, sharmi skenik dhe sinqeriteti e bëjnë Albulenën të adhuruar dhe të vlerësuar.

Ndonëse në fillimet e karrierës, këngëtarja e re nuk kursen gjithçka për të mësuar mbi përshtypjen e audiencës.

/Telegrafi/