Telegrafi

“Albpetrol” shet 30 mijë tonë naftë me bursën e Londrës

Ankandi që zhvillohet këtë javë është i dyti për kompaninë shtetërore të naftës dhe parashikohet të dalë me sukses, pavarësisht se për të parin nuk ka informacione se cila ishte shoqëria që bleu sasinë prej 28 mijë tonësh.

Ndryshe nga proceduara e kaluar, kësaj here “Albpetrol” po i jep mundësi edhe shoqërisë private ARMO të marrë pjesë në tender, përmes një klauzole të veçantë.

Edhe pse në plan të parë duket me kushte më të favorshme, sërish kompania nuk ka ngurruar të përjashtojë nga tenderi subjektet që kanë borxhe ndaj “Albpetrol”. /Shqip/