Telegrafi

Albion Rrahmani tregon për gjendjen e tij pas përfundimit të operacionit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani ka mbetur i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Andorrës, sfidë kjo e vlefshme për ciklin kualifikues të EURO 2024.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rrahmani tregoi se operacioni ka përfunduar me sukses si dhe falenderoi të gjithë ata që i qëndruan afër në këto momente të vështira.

Ndeshja ndaj Andorrës ishte e dyta për Rrahmanin me fanellën e Kosovës, teksa kujtojmë që debutimin e kishte bërë në sfidën ndaj Rumanisë.

23-vjeçari që së fundmi ishte bërë pjesë e Rapidit të Bukureshtit e kishte nisur fuqishëm aventurën e tij atje, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë paraqitje si dhe duke bërë dy asistime.

Transferimi i tij nga Ballkani në elitën e futbollit rumun besohet të jetë kompletuar për shifrën e 600 mijë eurove./Telegrafi/